Rama ndalon me ligj hetimin e korrupsionit qeveritar, Nuri: Po shmang procedura e konsultimit publik
Juristi Franc Nuri komenton propozimet që kryeministri Edi Rama me firmën e tij kërkon të bëjë në Kodin e Procedurës Penale, ndryshime të cilat mbrojnë ministrat dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë nga pezullimi nga detyra. I ftuar në studion e "Task Force" në Syri Tv, Nuri zbulon rrezikun që këto ndryshime të miratohen pasi PS ka maxhorancën e arritur me zgjedhje të vjedhura. “Në draft parashikohet që të hiqet mundësia e pezullimit nga detyra të një sërë dhe një kategorie zyrtarësh të lartë, përfshirë dhe veten e tij, pra kryeministri në detyrë, presidenti i Republikës, zëvendëskryeministrat, ministrat, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, avokati i popullit, KLSH-ja me radhë, një sërë institucionesh, të cilat normalisht, aktualisht mund të pezullohen me kodin aktual nga detyra,...
Burimi:
syri.net