Rama me fituesit e Startup Albania: Të rinjtë shqiptarë mund të paguhen më mirë pa emigruar

Rama me fituesit e Startup Albania: Të rinjtë shqiptarë mund të paguhen më mirë pa emigruar

Në ambientet e rikonstrukturuara të shkollës Onufri, kryeministri Edi Rama mbajti të premten një takim me vajza dhe djem të talentuar, fitues të programit të startup-eve për vitin 2025 dhe aplikantë për vitin 2026 në programin Startup Albania. “Ishte kënaqësi të mund të shihnim çfarë keni bërë. Ky takim vlen që edhe të tjerët të shohin se çfarë bëjmë së bashku, qeveria me të gjithë ata që njësoj si ata djemtë që prezantuan startup-in e tyre, vendosin të switch jetën e tyre, duke besuar tek forca mbi natyrale e teknologjisë sot, që i jep mundësi njeriut të realizojë të paimagjinueshmen. Ne, sot mund ta themi lirisht atë që deri pak kohë më parë ishte për të qeshur, që cilido ndër më të rinjtë në Shqipëri,...