Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot, 28 mars, grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Takimi do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet te Pallati i Brigadave. Në fokus të këtij takimi do të jetë strategjia parlamentare socialiste, me epiqendër çështjen prioritare të qeverisë Rama, atë të integrimit të Shqipërisë në BE. Mësohet se fjala hapëse do të mbahet nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Ndërkohë pas tij do të mbajë fjalën kryeministri i vendit Edi Rama. Më pas do të ketë raportime nga eksponentë të lartë zyrtarë, në PS. Pritet që të raportojë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Më tej, do raportojë Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku. Pas raportimeve kryeministri Rama...