Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

Këtë të martë, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë. Takimi pritet që të mbahet në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa në fokus të mbledhjes do të jetë caktimi i datës të Asamblesë të Partisë Socialiste. Sjellim ndërmend se ditën e djeshme, më 2 mars, kreu i qeverisë i dorëzoi kreut të shtetit, Bajram Begajt, ndryshimet e fundit në qeveri. Takimi u zhvillua në Pallatin e Brigadave, për shkak se institucioni i Presidencës është në rikonstruksion. “Sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Edi Rama. Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar. Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave“, njoftoi Presidenca pas takimit. Kreu i qeverisë propozoi shkarkimin e...