Rama mbledh qeverinë dhe grupin e PS të shtunën, zbardhet agjenda. A do të diskutohet mungesa e Elisa Spiropalit në votimin për Belinda Ballukun?
Ditën e shtunë, 28 mars, kryeministri Edi Rama do të ketë një mbledhje të zgjeruar me grupin dhe qeverinë në Pallatin e Kongreseve. Sipas agjendës që Top News disponon, në mbledhje do flasë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kryetari i komisionit të reformës territoriale, Arbjan Mazniku, dhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismaili. Po ashtu për strategjinë e komunikimit do të raportojnë Anjeza Maja dhe Jonida Shehu. Punimet mbyllen me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të grupit, Taulant Balla. Nuk dihet nëse në këtë mbledhje do të shqyrtohet dhe mungesa e Elisa Spiropalit gjatë votimit në Kuvend për Belinda Ballukun, pas debatit në distancë një ditë më parë mes saj dhe kreut të grupit të PS Taulant...
Burimi:
top-channel.tv