Rama mbledh drejtuesit e qarqeve/ Në fokus turi i takimeve “Punët për Shqipërinë”
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të enjte, 7 maj, drejtuesit politikë të qarqeve, në selinë e PS. Mbledhja vjen në kuadër të turit të takimeve “Punët për Shqipërinë”. Fokusi i kësaj mbledhjeje është organizimi i brendshëm i kësaj force politike. Po ashtu, në këtë takim pritet të bëhet edhe një bilanc i ecurisë së turit të nisur nga PS, “Punët e Shqipërisë”, një tur i cili do të vijojë deri më 12 qershor, që përkon edhe me ditëlindjen e 35-5ë të kësaj partie politike. Megjithatë deri tani kryeministri Rama nuk ka dhënë ndonjë porosi të veçantë.
Burimi:
opinion.al