Rama letër Trump: Faleminderit për ftesën në Bordin e Paqes, do ia paraqes Kuvendit për miratim
edi rama dhe donald trump TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i ka përcjellë një letër presidentit amerikan Donald Trump, ku e falenderon për ftesën që i ka bërë Shqipërisë, për të qenë pjesë e Bordit të Paqes. Rama thotë se e ka pritur ftesën me kënaqësi, ftesë e cila do t’i paraqitet për miratim edhe Kuvendit. Rama shkruan në letrën e tij, se është “duke pritur me interes të kontribuoj në suksesin e misionit të Bordit të Paqes, ju lutem pranoni, Zoti President dhe Kryetar i Bordit, shprehjen e konsideratës sime më të lartë...”. REAGIMI I RAMËS NË X Sot i përcolla Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Së shpejti ky angazhim do t’i përcillet Kuvendit...
Burimi:
zeri.ai