‘Rama kur u bë politikan filloi të kërkojë votën, jo të vërtetën’, Lubonja tregon marrëdhënien e prishur me kryeministrin

‘Rama kur u bë politikan filloi të kërkojë votën, jo të vërtetën’, Lubonja tregon marrëdhënien e prishur me kryeministrin

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga jeta e tij, ndërsa u ndal edhe te marrëdhënia e tij me kryeministrin Edi Rama. Lubonja theksoi se Rama pas futjes në politikë filloi të kërkojë votën dhe jo të vërtetën. “Tani, ajo që ndodhi pas ’97-s, që ta shpjegoj, gjithmonë interpretimi im është kjo: që është rëndom e ndodhur që pushteti të të tjetërsojë. E kanë pyetur Pjetro Nenin. I kam thënë këtë: Pjetro Nenin e kanë pyetur për faktin që ka qenë shumë mik me Musolinin përpara se Musolini ishte socialist, pastaj u bë fashist, ndërtoi lëvizjen e tij. Dhe i thanë: “Çfarë ore, si ishte puna?”, sepse kishin qenë bashkë si Pjetro Neni, senator italian, për ata që s’e njohin,...