Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Kryeministri Edi Rama ka transmetuar këtë të dielë podkastin e tij javor “Flasim”, ku ka komentuar zhvillimet kryesore politike të ditëve të fundit. Ai e nisi fjalën e tij me vizitën që bëri në Hagë, ku vizitoi ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Rama e cilësoi këtë takim si një moment të veçantë dhe simbolik, duke theksuar se e gjeti Thaçin të qetë dhe në gjendje të mirë shpirtërore. “E gjeta komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm”, tha Rama. Kryeministri shprehu mbështetje të hapur për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen prej vitesh me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara. Sipas Ramës, çështja ndaj tyre përfaqëson një padrejtësi të rëndë në zemër të Evropës, duke nënvizuar...