‘Rama jepe dorëheqjen”/ Protesta e 49-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë nga sheshi drejt Kryeministrisë
Qytetarët janë rikthyer sërish këtë mbrëmje në rrugë, duke vijuar protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Tubimi i sotëm shënon ditën e 49-të radhazi të protestave. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, me pankarta dhe mesazhe kundër qeverisjes aktuale. Më pas, ata nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet e tyre politike, ndërsa kërkesa kryesore e tyre mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama. Me mbërritjen përpara Kryeministrisë, protesta do të vijojë me fjalime nga organizatorët dhe qytetarët e pranishëm. Protestuesit kanë bërë të ditur se do të vijojnë tubimet edhe në ditët në vijim, duke kërkuar ndryshime politike dhe përgjigje nga qeveria.
Burimi:
syri.net