Rama ironizon sërish blogerët: Dalin në Instagram me lloj-lloj kremrash, thonë gjëra të pavërteta për ‘likes’ dhe ‘followers’

Rama ironizon sërish blogerët: Dalin në Instagram me lloj-lloj kremrash, thonë gjëra të pavërteta për ‘likes’ dhe ‘followers’

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Fier ironizoi sërish influencerët. Kryeministri u shpreh se blogerët dalin në Instagram vetëm për ‘likes’ dhe ‘followers’ duke thënë gjëra të pavërteta për vendin tonë. “Unë nuk po them që ne nuk kemi probleme, se ne do kemi gjithmonë probleme, për sa kohë që do kemi njerëz që në emër të mjedisit, shpendëve shkojnë në Zvërnec dhe i parkojnë të gjitha makinat mu në rërë dhe protestojnë për flamingot. Do kemi probleme për aq kohë sa njerëzit shfaqen në Instagram me lloj-lloj kremrash, me lloj-lloj rrobash, sfondesh. Jam në Toskanë, ju përshëndes nga Parisi, o sa e bukur Vjena dhe mbrapa Mozarti që këndon dhe këtu në Shqipëri e pinë atë pijen...