“Rama ha darka, ata godasin institucionet”, Sejamini: Protestat e opozitës, zero rezultat

“Rama ha darka, ata godasin institucionet”, Sejamini: Protestat e opozitës, zero rezultat

Gazetari Neritan Sejamini, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, shprehu bindjen e tij se protestat e opozitës japin “zero rezultat”. “Opozita nuk mund të thotë që nuk bën dot asgjë derisa të ketë zgjedhje të ndershme. Nuk ka pikë dyshimi që të gjitha zgjedhjet në të cilat do marri pjesë opozita derisa të vijë në pushtet do jenë pak a shumë të pandershme, do jenë pak a shumë të manipuluara nga pushteti dhe detyra e opozitës është si do ta përballojë këtë vështirësi? Si opozita do ta kapërcejë këtë gjë? Dhe këtu ka dy mënyra. Ose do marrësh aq shumë vota sa nuk ka rëndësi se do të marrë e do të vjedhë kundërshtari, ose do zgjosh pakënaqësi sot, pakënaqësi...