“Rama e lëshoi sot Ballukun”/ PS nuk e dha autorizimin për arrestimin e ish-zv.kryeministres, analisti: Do të ketë…
Gazetari dhe analisti Agim Baçi ka komentuar sot vendimin e PS-së, e cila refuzoi kërkesën e SPAK, duke mos i dhënë autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut. I ftuar në nje studio televizive Baçi tha se sot kryeministri Edi Rama me fjalimin e tij tregoi se e lëshoi Ballukun te SPAK-ut. “Rama bën shpërthime të kontrolluara. Sot Rama e ka lëshuar Belinda Ballukun! Mbrojtje politike i bëri qeverisë së vetë, por jo zonjës Balluku. Ai kishte në mendje dhe të vetën, ku tha se; Balluku ka marrë fitore në Fier për shkak të pushtetit. Pas të enjtes që mund të jetë rezultati kundër, mendoj se do të ketë një kërkesë tjetër nga SPAK, ku nuk do të mbrohet dot më Balluku. Rama ia la SPAK-ut...
Burimi:
sot.com.al