Rama dy ditë në Jeruzalem: Nga fjala në Knesset, takimi me Netanyahun e deri te vizita te Muri i Lotëve
Ashtu siç e paralajmëroi në Kuvend, kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25-27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në këtë vizitë, kryeministri shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama. Ditën e hënë, më 26 janar, nga ora 11:00 deri në orën 12:30, Rama do të zhvillojë një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp. Paralelisht, Linda Rama, në shoqërinë e bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare. Në orën 14:00, kryeministri i shoqëruar nga bashkëshortja,...
Burimi:
javanews.al