“Rama duhet të largohet si kryeministër”, Berisha thirrje qytetarëve: Vetëm ju mund ta bëni, sot më shumë se kurrë nevojitet të bashkohemi

“Rama duhet të largohet si kryeministër”, Berisha thirrje qytetarëve: Vetëm ju mund ta bëni, sot më shumë se kurrë nevojitet të bashkohemi

Sali Berisha ka dalë këtë të martë në një konferencë për mediat, ku iu është drejtuar mbështetësve të tij me një thirrje për t’u bashkuar në protestë ditën që do të paraqitet në Kuvend kërkesa për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. “Ditën që do paraqitet kërkesa në parlament, që të gjithë para Parlamentit, për të mbrojtur kushtetutën, ligjin, dinjitetin kombëtar, për të mbrojtur shtetin ligjor”, tha ai. Ai tha se Edi Rama duhet të rrëzohet, por këtë mund ta bëjnë vetëm qytetarët. “Edi Rama asgjëson drejtësinë, askush nuk e mbështet atë në këtë rrugë, por askush nuk do të vijë ta heqë për leckash nga zyra e kryeministrit, por kjo është detyra jonë. Mos pranoni t’u mbyllen dyert e Europës nga një armik i...