Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të bëjë gjithçka për të rritur investimet e huaja, me synimin për ta çuar buxhetin e vendit mbi 35 miliardë euro. Duke iu përgjigjur kritikave, Rama e cilësoi garën për thithjen e kapitalit të huaj si një sfidë mbarëmesdhetare dhe domosdoshmëri për rritjen ekonomike. Sipas Ramës, idetë se investimet e huaja dëmtojnë atdheun janë të marra dhe duhen kundërshtuar me vendosmëri. “Ky është një problem i të gjitha vendeve të Mesdheut, ku vendet janë rritur dhe pretendimet janë rritur. Por, ne do të vazhdojmë që të bëjmë çmos që investimet të shtohen, sepse duam që ta rrisim ekonominë tonë. Duam të shkojmë mbi 35 miliard euro dhe nuk shkohet në mënyra të tjera, përveçse rritjes së investimeve....
Burimi:
opinion.al