Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj sulmit të Iranit në Azerbaxhan, duke e cilësuar atë një akt të rëndë agresioni ndaj një vendi fqinj. Në një postim në X, Rama theksoi se sulmi që shënjestroi infrastrukturën civile në rajonin e Nakhchivan dhe që la të plagosur civilë, përbën një tjetër veprim të papranueshëm nga Irani kundër vendeve fqinje. Sipas tij, Rama theksoi se Shqipëria qëndron në krah të Azerbajxhanit dhe bëri thirrje për izolimin ndërkombëtar të regjimit në Teheran, duke shtuar se sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe shkelja e kufijve sovranë nuk mund të tolerohen. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se çdo përpjekje e regjimit në Teheran për të terrorizuar popullsinë civile apo për të destabilizuar vendet fqinje duhet të dënohet nga komuniteti ndërkombëtar. Postimi...