Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

Kryeministri i vendit, Edi Rama, me podcastin e tij “Flasim”, si çdo fundjavë… E nisi fjalën e tij me vendimet e Bordit të Transparencës, i cili është vënë në lëvizje për të reflektuar impaktin e luftës mbi çmimet në tregun e naftës, duke shmangur abuzimet në dëm të konsumatorëve. “Në ditët e fundit pati një ulje të çmimeve, Bordi e reflektoi menjëherë në uljen e çmimeve në vend! Ajo që është e rëndësishme është se ky mekanizëm lidh çmimet në Shqipëri me ato në arenën ndërkombëtare, jo me vendime të njëanshme të operatorëve vendas”, deklaroi kreu i qeverisë, duke theksuar se Bordi ruan kufijtë e qartë mes çmimit të rritur objektivisht në tregun ndërkombëtar dhe nga ana tjetër abuzimit. “Bordi nuk vendos çmimin arbitrarisht, thjesht dhe...