Rama – Balluku, ligji është mur për mua, perde për ta!
Ligji e zbulon fytyrën e një qeverie vetëm kur prek rrethin e saj më të fortë. Mbi qytetarin e zakonshëm shteti di gjithmonë të duket i prerë, afati vlen, vula bie, gjoba mbërrin, procedura nuk përkulet. Sprova fillon diku tjetër, atje ku drejtësia afrohet te njeriu i pushtetit dhe pyet nëse e njëjta masë zbret edhe mbi të. Pikërisht në atë çast mbaron dekori institucional. Del karakteri. Rasti Balluku duhet lexuar në atë lartësi. Jo si episod i një emri. Jo si dosje për ta copëtuar në debat televiziv. Jo si krizë që shuhet me ndërrim figure. Në provë këtu është vetë kuptimi që pushteti i Edi Ramës i jep republikës, barazisë para ligjit dhe kufirit që duhet t’i vihet qeverisjes. Çështja më e rëndë...
Burimi:
ntv.al