Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa, duke njoftuar gjithashtu një ndërhyrje ligjore për rritjen e pagave të stafit të AKSHI-së. Sipas Ramës, kjo është një masë për të vlerësuar dhe ruajtur talentin në shërbimin publik, duke siguruar që ekspertët digjitalë të mos braktisin institucionin për sektorin privat. “Kemi vendosur të ndërhyjmë në legjislacion për të bërë një rritje domethënëse të pagave tuaja, për të treguar që ne ju kemi shumë të çmuar, ju kemi shumë të shtrenjtë, dhe nuk duam që ju ta braktisni shërbimin publik dhe talentin tuaj ta vini në dispozicion të sektorit privat”, tha Rama. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e punës së stafit nën drejtimin e ish-drejtores Linda Karçanaj, që solli...
Burimi:
javanews.al