Rama: 42 shkolla do të rikonstruktohen këtë vit

Rama: 42 shkolla do të rikonstruktohen këtë vit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i punimeve për rikonstruksionin e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Sotir Çapo” dhe ndërtimin e palestrës së re në Zharrëz, Patos. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Patos do të garantojë kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit, me klasa të reja, laboratorë modernë, bibliotekë dhe terrene sportive. Rama shtoi se 42 shkolla në të gjithë vendin do të rikonstruktohen me standarde bashkëkohore brenda këtij viti. “Vijojnë punimet për rilindjen e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Sotir Çapo” dhe ndërtimin e palestrës së re në Zharrëz, Patos. Ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Patos do të garantojë kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit, me...