Raketa iraniane në Turqi, reagon Rama: Sulm shqetësues, është vend vëllai i yni dhe partner strategjik!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar këtë të hënë në rrjetin social X lidhur me sulmin me raketa balistike ndaj Turqia, duke dënuar ashpër veprimet e regjimit iranian. Në reagimin e tij, Rama e cilëson këtë sulm si thellësisht shqetësues dhe një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal dhe sigurinë ndërkombëtare. Kreu i qeverisë thekson se Turqia është një vend vëlla, partner strategjik i Shqipërisë dhe një aleat i rëndësishëm në NATO. Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit Rama: “Shqipëria dënon në termat më të ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë në ditët e fundit është thellësisht shqetësues dhe thekson edhe më shumë natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve. Turqia...
Burimi:
sot.com.al