Qytetarët protestojnë sot në 19:00, Bozdo: Qeveria përfitoi nga kriza e karburantit, nuk lehtësoi xhepat e shqiptarëve

Qytetarët protestojnë sot në 19:00, Bozdo: Qeveria përfitoi nga kriza e karburantit, nuk lehtësoi xhepat e shqiptarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, i ftuar në Syri TV, bëri thirrje që qytetarët të marrin pjesë në protestën e opozitës sot në orën 19:00. Ai akuzoi qeverinë se po përfiton miliona euro nga kriza e karburantit, ndërkohë që familjet dhe bizneset përballen me çmime rekord. Bozdo theksoi se Partia Demokratike ka propozuar tre projektligje për uljen e barrës fiskale, të cilat u refuzuan, duke treguar mungesë vullneti politik për të ndihmuar qytetarët. Bozdo shtoi se fitimet e pamerituara nga qeveria, vetëm gjatë muajit mars, arrijnë 5 milionë euro, duke u marrë drejtpërdrejt nga xhepat e shqiptarëve. Deputeti shpjegoi se politika fiskale e qeverisë e vendos Shqipërinë ndër vendet me karburantin më të shtrenjtë në botë. Sipas tij, protestuesit sot duhet të reagojnë për...