Qytetarët braktisin protestën, “Kryendrituri” në panik, këmbëngul për Kuvendin Kombëtar
I vetëshpallur Kryendrituri që në tetor 2025 lavdëronte si hero vrasësin e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe që ka marrë në dorë drejtimin e protestave në bulevard, ka botuar një tjetër komunikatë ku insiston për krijimin e Kuvendit Kombëtar, paçka se sheshi boshatiset nga dita në ditë. Në një mesazh në WhatsApp drejtuar grupit ku flitet për krijimin e Kuvendit, ai parashtron një plan për realizimin e fiksimit të tij (të hershëm, nëse kujtojmë Kuvendin e Dukatit në 2010) ku gjithçka e përqendron në 3 hapa: dorëheqjen e kryeministrit, largimin e kreut të PD dhe ndryshimin e sistemit. ‘Kryendrituri’ thotë se “po afrohet dita e krijimit” dhe bën thirrje për shtimin e numrave në shesh. “Po afron dita e krijimit të Kuvendit Kombëtar Qytetar në formën e tij...
Burimi:
javanews.al