Quajti protestuesit e PD “lapangjozë”/ Malaj i përgjigjet Ballës: Gjëja më e ulët që mund të bëjë një politikan

Quajti protestuesit e PD “lapangjozë”/ Malaj i përgjigjet Ballës: Gjëja më e ulët që mund të bëjë një politikan

Ish-ministri i Financave dhe ish-deputeti socialist, Arben Malaj, ka replikuar në distancë me kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili i quajti lapangjozë protestuesit kundër qeverisë, një ditë më parë në fjalën e tij në Parlament. “Kishit njërin aty të cilit i dukej vetja si Çak Norris dhe që po qëllonte kryeministrinë. Ai grupi aty në mes ishin ca fytyrë mbuluar lapangjozë të cilët kishin marrë urdhrat për të goditur institucionet dhe këta lapangjozët duhet të përplasen duhet të përballen me drejtësinë”, tha Balla të martën. “Profesor Servet Pëllumbi një prej ikonave të PS dhe të majtës shqiptare argumentonte se: “Shtypja e kundërshtarëve i ngjan shtypjes së një suste. Sa më shumë e shtyp aq më fortë ajo të kthehet pas”. Gjuha...