Qeveria e Kosovës mban sot mbledhjen e parë
Kabineti qeveritar do të mblidhet për të parën herë pas formimit, të enjten nga ora 10:00. “Mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, njoftoi Zyra e Kryeministrit. Në rend dite janë pesë marrëveshje ndërkombëtare dhe pika e gjashtë përfshin "të ndryshme". Rendi i dites Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të mërkurën ka votuar për formimin e Qeverisë Kurti 3. Për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, me një kabinet me 19 ministri, kanë votuar 66 deputetë, 49 kanë votuar kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar. Seanca për formimin e Qeverisë është mbajtur pas seancës konstituive ku është inauguruar legjislatura e X-të e dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor. Ky është...
Burimi:
syri.net