“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri”/ Rama: Sistemi shumë mbrapa me teknologjinë

“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri”/ Rama: Sistemi shumë mbrapa me teknologjinë

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e prezantimit të programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë. Ai u shpreh se ky ishte financimi më i mahd për infrastrukturën administrative në vend,, duke shtuar se ishte i duhuri për t’u bërë. “Në rastin e Qendrës së re të Drejtësisë, mendojmë se është pak më ndryshe dhe nuk mendoj ta fusim në këtë proces, por duhet ta financojmë drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit. Është padyshim financimi më i madh që mund të jetë bërë për infrastrukturën administrative në Shqipëri, por besojmë se është i duhuri. Sot janë krijuar mundësitë dhe sipas këndvështrimit tim, janë përmbushur një sërë arsyesh për ta bërë këtë, sepse jemi në një proces që pas një reforme shumë rrënjësore në drejtësi, duhet të...