Puthja cinike!

Puthja cinike!

Në një seancë tepër të tensionuar, madje dhe me përleshje mes deputetësh, Endrit Shabani, deri dje figurë politike opozitarem është betuar në Kuvend si Avokati i ri i Popullit. Teksa deputetët e opozitës kishin zënë një pjesë të ulëseve të ministrave, Shabani bëri betimin nga krahu tjetër dhe, pasi tha “Betohem”, i dhuroi edhe një puthje dhe u largua nga salla me shpejtësi. Po pse opozita u shfaq e acaruar teksa kishte dhënë firmat për Shabanin? Arsyetimi ngjan me një humor në krizë: ajo pretendon se firmat ishin vetëm për paraqitjen e kandidaturës në Komision, jo për ta futur për votim në Parlament. Edhe pse i tërhoqi firmat, PS e kaloi kandidaturën e Shabanit në seancë dhe e votoi. Por më shumë se dhelpëri mazhorance,...