“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, ka mbledhur këtë të enjte drejtuesit politikë të qarqeve në selinë rozë, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”. Takimi zhvillohet si pjesë e një serie takimesh që synojnë koordinimin e punës në terren dhe agjendës që do ndiqet për takimet deri më 12 qershor. Po ashtu do bëhet edhe një vlerësim i ecurisë së projekteve në nivel vendor, përshpejtimi i tyre, prioritetet e qeverisë, si dhe organizimi i strukturave në qarqe.