“Puna e Shqipërisë për 10 vite ka dhënë rezultat”, Kos: Arritja e sotme çel një fazë të re për integrimin!

“Puna e Shqipërisë për 10 vite ka dhënë rezultat”, Kos: Arritja e sotme çel një fazë të re për integrimin!

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos,  pas takimit të 8-të ndërqeveritar për anëtarësimin e Shqipërisë deklaroi se Shqipëria ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në BE, duke vlerësuar reformat e ndërmarra ndër vite. Ajo veçoi procesin e vettingut dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, duke theksuar rolin e SPAK. Sipas Kos, ky proces shënon një moment të ri për integrimin europian të vendit. Marta Kos: Jemi këtu për të shënuar një hap të madh të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Pas Malit të Zi, Shqipëria është vendi i dytë që ka arritur të plotësojë piketat e ndërmjetme. Puna juaj e 10 viteve ka rezultuar e suksesshme. Hapa përparimi janë hedhur që shqiptarët të kenë një shtet të rregullt. Kemi...