“Pse s’i përmend bandat e Elbasanit?”, Salianji sfidon hapur Berishën: Godet selektivisht, mbron disa banda se..

“Pse s’i përmend bandat e Elbasanit?”, Salianji sfidon hapur Berishën: Godet selektivisht, mbron disa banda se..

Në një intervistë në një studio televizive, Ervin Salianji foli për përplasjet online me kreun e PD Sali Berisha dhe akuzat mes tyre. Ai theksoi se Sali Berisha nuk e përmend Ergys Agasin dhe nuk e ka përmendur deri në momentin që u arrestua. Më tej u shpreh se kreu i PD, bën opozitë selektive. Ai ngriti dyshime se disa emra të njohur, si Ergys Agasi, janë përmendur vetëm pasi kanë rënë në vëmendjen e drejtësisë, ndërsa më herët janë shmangur nga diskursi politik. Sipas Salianjit, kjo tregon një qasje selektive në denoncimin e aferave. Salianji theksoi gjithashtu se në të kaluarën ka dorëzuar dokumente të rëndësishme në komisione hetimore, përfshirë çështje që lidhen me sistemin TIMS, duke pretenduar se ka pasur ndërhyrje për të...