PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

Analisti Frrok Çupi  i ftuar në “News Line” në ABC News komentoi projektraportin dhe qëndrimin që mbajti Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Sipas tij, qëndrimi i kryeministrit ishte “një qëndrim burrë shteti”, në një moment kur, sipas Çupit, “makina e shtetit kishte shkuar buzë greminës”. Ai paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohej edhe më shumë nëse SPAK do të ndërmerrte hapa ekstremë, duke përmendur si shembull mundësinë e një kërkese për arrestimin e Presidentit. Çupi u shpreh se kryeministri nuk iu drejtua SPAK-ut me deklaratën e tij, por publikut, për të kërkuar që institucionet e drejtësisë të veprojnë në funksion të vendit dhe jo, sipas tij, në rol pengues. Në analizën e tij,...