PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut

PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut

PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut, duke argumentuar se nuk e pengon hetimin “Masa e ndalimit të daljes jashtë shtetit është vendosur në nëntor 2025. Në 16 dhjetor 2025 Prokuroria i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestim. Këshilli pasi dëgjoi prokurorët dhe mbrojtësit e deputetes, zhvilluam diskutimet tona dhe në përfundim kemi këtë qëndrim. Prokuroria thotë se janë shtuar fakte dhe episode të reja penale çka e shton sanksionin e veprës dhe dëmin hipotetik që ka pësuar shteti. Në vlerësimin tonë nëse do pranohet fakti se çdo zgjerim i hetimit konsiderohet rrethanë e re që të justifikojë arrestin, çdo procedim penal me shumë episode do përfundonte në paraburgim”, u shpreh Ulsi Mnaja, teksa lexoi raportin e PS....