PS-PD dakordësi për ‘Zgjedhoren’, palët bien dakord të organizojnë tryeza me ekspertët e ODIHR dhe seanca dëgjimore
Reforma zgjedhore po ecën me hapat e breshkës, por me frymën e konsensusit PS-PD. Në pritje të opinionit të Venecias për financimin e partive politike, palët kanë rënë dakord të organizojnë tryeza me ekspertët e ODIHR për çështje që për opozitën janë thembra e Akilit e proceseve zgjedhore. “Ajo që po del nga raportet e BE-së, qoftë raporti i Komisionit të Jashtëm apo i radhës, është ndarja e shtetit nga partia në pushtet. Madje thuhet se ndarja e institucioneve shtetërore nga strukturat e partisë në pushtet janë probleme thelbësore”, u shpreh bashkëkryetari demokrat i reformës zgjedhore Oerd Bylykbashi. “Na është kërkuar nga ODIHR-i, se ndryshe ne do të rrinim në llogoren tonë, të organizojmë workshop-e me ekspertët e tyre, sepse është e vështirë ajo çka...
Burimi:
top-channel.tv