PS i tha “JO” SPAK-ut! Zbardhet raporti i plotë: Argumentet pse refuzohet arrestimi i Belinda Ballukut (DOKUMENTI)
mbledhja e grupit te PS-raporti TIRANË- Është zbardhur raporti i plotë i Grupit Parlamentar të PS-së, përmes të cilit, socialistët argumentojnë arsyet se përse refuzojnë kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Vendimi i maxhorancës u bë publik sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, anëtar i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, preazntoi raportin e anëtarëve socialistë, teksa deklaroi se nuk ka vend për zëvendësim të masës së sigurisë. Në raportin e socialistëve nënvizohet se për Belinda Ballukun nuk ka akuzë për korrupsion, madje theksohet se nuk ekziston as rreziku i arratisjes apo prishjes së provave, ashtu siç pretendon SPAK. Sipas raportit të PS-së, ashtu sikurse nënvizoi edhe Manja, nuk ka asnjë provë të re që të...
Burimi:
zeri.ai