Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale për deklaratën e kryeministrit Rama në konferencën IX Ndërqeveritare në Bruksel për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike. Duke e lidhur atë me protestën pasi nga sheshi para kryeministrisë është kërkuar vazhdimisht anulimi i këtij ligji, ai thotë se ky është “lajm i mirë për flamingot”, por jo për “sorrat.” “Lajm i mirë për flamingot, jo i mirë për sorrat që kanë mbetur këtu. Gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, Kryeministri Edi Rama sqaroi se ligji për Investimet Strategjike do të shfuqizohet, pasi ka përmbushur misionin e tij, ndërsa ligji për Zonat e Mbrojtura do të rishikohet dhe përshtatet me standardet e Bashkimit Europian”, shkruan Balla ndërsa më poshtë ka cituar edhe deklaratën e Ramës në...