Protestuesit përplasen me policinë, efektivët heqin këpucët tek shkallët e Kryeministrisë

Protestuesit përplasen me policinë, efektivët heqin këpucët tek shkallët e Kryeministrisë

Protestuesit që kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në bulevard janë përballur me policinë që kërkon largimin e tyre. Mesditën e kësaj të diele uniformat blu hoqën instalacionin e këpucëve të vendosura te shkallët e kryeministrisë që simbolizon largimin e të rinjve nga vendi për të emigruar jashtë vendit. Protestuesit iu kundërpërgjigjen këtij veprimi duke u përplasur me policinë dhe duke i kërkuar procesverbalin për të kryer këtë akt. “Ku i keni policet gra? Ku është procesverbali i këpucëve? Mos e prek gocën ku është territor publik”. Ky është momenti kur protestuesit e mbetur në bulevard përpiqen të mos i lejojnë policët tu marrin këpucët, por dështuan. Një tjetër tension i shënuar nga kjo përballje ishte momenti ku një polic i merr telefonin një protestuesi që...