Protestuesit në qeli refuzojnë AP: Shabani përfaqëson parlamentin e krimit
Të shoqëruarit në polici pas protestave të fundit përpara Parlamentit kanë refuzuar ndihmën e Avokatit të Popullit. Gjatë një deklarate për mediat, Dritan Goxhaj deklaroi se ata kërkuan largimin e Avokatit të Popullit nga ambientet e shoqërimit, duke pretenduar se nuk i përfaqëson interesat e tyre dhe se nuk e pranojnë si përfaqësues, pasi është i emëruar nga një qeveri dhe parlament i krimit. Ai u shpreh se të shoqëruarit janë në proces lirimi sapo të përfundojnë procedurat standarde të policisë, ndërsa theksoi se ndaj tyre nuk rëndon asnjë akuzë penale, por vetëm dyshimi për “kundërshtim të punonjësit të policisë”. Sa i përket pretendimeve për dhunë gjatë shoqërimit, Goxhaj deklaroi se në ambientet e komisariatit nuk është ushtruar forcë fizike, por një incident ka ndodhur vetëm gjatë ndalimit përpara...
Burimi:
syri.net