Protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje!
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dënuar ashpër heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit në Tiranë gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e së shtunës. Përmes një reagimi zyrtar, Ministria thekson se veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes apo të drejtën legjitime për protestë paqësore, por përbëjnë shfaqje të urrejtjes dhe intolerancës, të papajtueshme me vlerat demokratike dhe standardet evropiane që Shqipëria promovon. Sipas Ministrisë, incidenti bie ndesh me traditën shqiptare të mikpritjes, harmonisë dhe respektit për tjetrin, duke nënvizuar se akte të tilla nuk përfaqësojnë Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë. Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë heqjen dhe përdhosjen...
Burimi:
javanews.al