Protestuesit ‘harrojnë’ Berishën! “Luftë” me ujë e gurë para Parlamentit. Plagoset një efektiv! Balla: Gjaku i shtetit…
Përplasje të dhunshme kanë ndodhur para Parlamentit, teksa pritet të nisë seanca plenare. Qindra protestues kanë bërë thirrje “Arrestoni Ramën” dhe “Qeveri e krimit” teksa kanë ‘harruar’ parrullën që i ka mbajtur prej rreth dy muajsh në shesh ku kërkohej edhe arrestimi i Sali Berishës. Ndërsa nuk ka munguar as sllogani i Ballit Kombëtar, “Shqipëria e shqiptarëve, Vdekje tradhtarëve”. Protestuesit kanë sulmuar fillimisht gardhin metalik dhe më pas kanë qëlluar drejt Policisë me vezë dhe gurë. Nga këto sulme ka mbetur i plagosur të paktën një efektiv. Nga ana tjetër forcta e rendit i janë përgjigjur me ujë me presion. Qarkullimi mbetet i bllokuar para Parlamentit ndërsa protestuesit kanë sulmuar edhe disa makina deputetësh. Më saktë, ato të ligjvënësve socialistë që kanë guxuar të shkojnë...
Burimi:
javanews.al