Protestuesit e “Shqipëria Bëhet” përplasën me policinë, dërgohen për ndihmë mjekësore te Spitali i Traumës

Protestuesit e “Shqipëria Bëhet” përplasën me policinë, dërgohen për ndihmë mjekësore te Spitali i Traumës

Pas tubimit së tensionuar që ndodhi ditën e sotme përpara Kryeministrisë, disa prej protestuesve të “Shqipëria Bëhet” janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se ata kanë pësuar lëndime të lehta dhe po marrin ndihmën e nevojshme në Spitalin e Traumës. Mes atyre që u lënduan, ishte edhe kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili pësoi lëndime në dorë. Policia u përplas me protestuesit pasi këta të fundit ngritën dy çadra para Kryeministrisë.