Protestë edhe në Itali/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës nga Milano (VIDEO)

Protestë edhe në Itali/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës nga Milano (VIDEO)

Fundjava ka sjellë sërish protesta përtej trojeve shqiptare kundër qeverisë së Edi Ramës. Mesditën e sotme qindra shqiptarë janë mbledhur në Piazza Castello, në Milano duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama. Me pankarta nëpër duar dhe me flamujt kuq e zi, protestuesit kanë nisur thirrjet në kor; “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”. Protesta në Milano i bashkohet asaj revolte të madhe e cila zhvillohet prej 14 ditësh dhe ku protestuesit kërkojnë largimin e establishmentit të ri.