“Protestat të nxitura nga Greqia dhe Irani”/ Berisha: Deklaratat e Ramës mendësi enveriste për armiq të jashtëm e të brendshëm!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit për protestat kundër projektit në Zvërnec. “Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Dje, në përçartjet e tij, u rrek të krahasojë edhe Mithat Frashërin me Hitlerin, për fajin e vetëm se protestuesit përdorin një thënie të Mithat Frashërit”, u shpreh Berisha. Sipas kreut të PD-së, deklaratat e kryeministrit për ndikime të huaja pas protestave pasqyrojnë një qasje të vjetër politike. “Në mediat më të mëdha botërore thotë se jemi në luftë hibride. Thëniet për Greqinë apo vende të tjera që po bëjnë gjithçka kundër turizmit tonë janë psikologjia e trashëguar...
Burimi:
vizionplus.tv