Protestat, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka! Asnjë shans që Shqipëria të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet e BE

Protestat, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka! Asnjë shans që Shqipëria të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në bulevard, duke thënë se ato përbëhen nga dy shtresa të ndryshme pjesëmarrësish. Sipas tij, një pjesë e protestuesve janë qytetarë të zakonshëm me shqetësime reale dhe probleme konkrete, ndërsa një tjetër grup i cilësoi si “korë e zezë” e përbërë nga individë që, sipas tij, nxisin tensione dhe dhunë. Ai shtoi se Shqipëria nuk ka asnjë shans të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet e BE. “Jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: ‘ujin e rrjedhshëm’ të atyre që dolën sinqerisht dhe ‘korën e zezë’ të dështakë-zemërakëve që krijojnë situata konvulsive,” u shpreh Rama. Ai...