Protestat për Zvërnecin, Rama: Fshihet Irani, ka penetruar në disa xhami! Ja çfarë thonë raportet ndërkombëtare

Protestat për Zvërnecin, Rama: Fshihet Irani, ka penetruar në disa xhami! Ja çfarë thonë raportet ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e Zvërnecit u ndal edhe te protestat dhe ajo që ai e quajti “luftë hibride”. Sipas tij, videot që sot qarkullojnë në mediat ndërkombëtare janë të krijuara me AI dhe kanë si qëllim të prishin imazhin e Shqipërisë. Sipas Ramës, janë identifikuar grupe të caktuara që në disa xhami përhapin informacion të gabuar, sipas të cilit në Shqipëri do të sillen palestinezë të dëbuar nga Gaza. Rama tha se pas gjithë kësaj qëndron Irani dhe se kjo, sipas tij, mbështetet edhe nga raporte dhe institucione ndërkombëtare. “Ishte një skandal i vërtetë rrethimi me ato telat, që është një përgjegjësi e madhe e atyre shqiptarëve që janë caktuar atje. Me atë gardhin me tela me gjemba është bërë një...