Protestat në Shqipëri/ Gazetari Xhymshiti: Vizioni politik i kryeministrit Rama, antikombëtar dhe antishqiptar
Vala e re e protestave e pagëzuar si "Revolucioni Flamingo", po shënon një moment të rëndësishëm zgjimi jo vetëm për qytetarët brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, por për mbarë kombin. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, gazetari nga Kosova, Vudi Xhymshiti tha se vizioni politik i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është thellësisht antikombëtar. Sipas tij, retorika e Ramës dhe përqeshja ndaj protestuesve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë një përpjekje e hapur për të minimizuar çështjen kombëtare. Gazetari u ndal edhe te vërshimi i parave të drogës dhe korrupsionit, që sipas Xhymshitit ka ndryshuar në mënyrë fiktive kursin e këmbimit mes Lekut dhe Euros. Atë se si e shohim këtë është thjesht një moment prove për zgjimin e shoqërisë...
Burimi:
syri.net