“Protestat janë të shëndetshme për demokracinë”, Ibraj: PD-ja duhet të ulet të bisedojë me partitë e vogla
PD, drejt revoltës apo revolucionit? Kjo është tema e kësaj të enjte në studion e QUO VADIS në Vizion Plus. I ftuar avokati Kujtim Ibraj u shpreh se protestat janë të domosdoshme dhe të shëndetshme për funksionimin e demokracisë, por theksoi se niveli i dhunës lë shumë për të dëshiruar. Ai vlerësoi se Partia Demokratike ndodhet aktualisht në një fazë riorganizimi dhe mbledhjeje forcash. Ibraj shtoi se PD-ja duhet të ulet në dialog me aleatët e vegjël. “Protestat janë të shëndetshme për demokracinë. Sa i përket dhunës, lë shumë për të dëshiruar. Ende nuk jemi mësuar as të mos ushtrojmë dhunë ndaj policisë, por as ndaj qytetarëve. PD është në fazën e mbledhjes së forcave. Protestë e vërtetë ka qenë ajo kundër armëve kimike, ku...
Burimi:
vizionplus.tv