“Protestat do t’ju dalin në ballë”, Muçi akuzon qeverinë, Balla: Më dukesh si miza te bishti i kalit, jemi gati të dialogojmë me flamingot
Përplasje në Kuvend, Redi Muçi sulmon qeverinë, Balla i përgjigjet: “Vazhdoj të të quaj një sorrë” Deputeti i Lëvizjes “Bashkë”, Redi Muçi, ka mbajtur një fjalim me tone të ashpra në Kuvend, ku ka akuzuar qeverinë për përpjekje për të shtypur kundërshtimin qytetar dhe për mënyrën se si po menaxhon protestat e fundit. Duke iu referuar zhvillimeve politike dhe sociale, Muçi deklaroi se vendi po përballet me një përplasje mes politikës së vjetër dhe një brezi të ri qytetarësh, të cilët sipas tij janë më të organizuar dhe përdorin më mirë rrjetet sociale. “Nuk ma merrte mendja se do të vinte kjo ditë, në mes të protestave, të Botërorit, të Kanye West-it, të Ramës dhe Ballës, që numëron me dylbi protestuesit, siç bënte dikur me...
Burimi:
vizionplus.tv