Protesta si shpresë që duhet mbajtur në jetë!

Protesta si shpresë që duhet mbajtur në jetë!

Nga Ethem Aga Protesta e së shtunës meriton, mbi të gjitha, një falënderim të veçante dhe thellësisht të sinqertë për çdo qytetar që ishte i pranishëm në shesh, një shesh që lindi si domosdoshmëri dhe u shndërrua në shpresë. Anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, por edhe qytetarë te Tiranes dhe të gjithe Shqipërisë të paangazhuar politikisht, u mblodhën me dhjetëra mijëra. Ata nuk duhen parë si shifra, por si vlerë, si forca që tremb çdo regjim, sado i egër apo i sigurt në pushtetin e tij të duket. Të protestosh është një detyrë qytetare. Por të protestosh në kushtet e Shqipërisë së sotme është një akt që i afrohet heroizmit, kur përballë ke një pushtet që nuk njeh limite, norma, ligj apo raport njerëzor...