Protesta, Rama: S’e kuptoj pse “flamingot” nuk duan të ndahen nga “sorrat e korbat”

Protesta, Rama: S’e kuptoj pse “flamingot” nuk duan të ndahen nga “sorrat e korbat”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale lidhur me protestën qytetare që po zhvillohet kundër investimit në zonën e Zvërnecit. Përmes një mesazhi të gjatë, kreu i qeverisë shprehu simpati për qytetarët dhe kauzën e tyre të sinqertë për mbrojtjen e natyrës, duke vlerësuar edhe anën estetike të tubimit. Megjithatë, ai kritikoi mungesën e gatishmërisë së protestuesve për të dëgjuar faktet dhe për të bashkëpunuar me institucionet për projektin. Rama theksoi se refuzimi i diskutimit dhe argumenteve rrezikon ta kthejë këtë lëvizje në një dogmë përjashtuese. Kreu i qeverisë bëri thirrje që shqetësimi qytetar të mos keqpërdoret nga faktorë politikë, të cilët, sipas tij, synojnë vetëm të përfitojnë nga zhurma dhe shpifjet. Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: RRUGA PËR NË FERR...